Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Nurun ‘ale-Derb” (40 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nuk mund të themi se, Profeti salallahu alejhi ue selem tekstualisht e ka ndaluar vënien e luleve mbi varre. Kjo ndalesë nuk ekziston në asnjë hadith, sepse kjo vepër ishte e panjohur në kohën e Profetit salAllahu alejhi ue selem. Ndërsa, unë mendoj se kjo vepër është marrë nga kufarët. Por, për ndalesën e vënies së luleve mbi varre, është transmetuar diçka e ngjashme nga Profeti salAllahu alejhi ue selem, kur e dimë se, ai ndaloi që varret të ngrihen dhe të ndërtohen (qoftë vetëm mure anësore, apo të ndërtohet komplet mbi varr ndonjë gjë, qoftë edhe diçka e thjeshtë (v.p.)). Lulet mbi varre i ngjasojnë kësaj. Vënia e luleve mbi është veprim i dënueshëm në islam, dhe atë për shkak të dy arsyeve:
1 – Vepra është marrë nga jobesimtarët.
2 – Vepra i ngjason asaj që Profeti salAllahu alejhi ue selem ka ndaluar, e cila është: ngritja e varreve.