Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vendosja nga një guri në dy skajet e varrit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (54), min: 51.48

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/ar/node/16490

www.perlatmuslimane.com

Përktheu: Valdet Gashi

Pyetje: Në vendin tonë vendosin nga një gur në të dyja skajet e varrit. Qëllimi është që të bëhet e ditur që ka varr. Por në qoftë se varri i takon një gruaje ata vendoin tre gurë në të. A ka kjo ndonjë bazë?

Përgjigje: Kjo çështje është e gjerë. Nuk di ndonjë bazë për veprimin. Vendosja e një guri në secilin skaj të varrit është e njohur. Qëllimi është që varri të mos shkelet dhe abuzohet. Nuk ka të keqe në të. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye në vendosjen e një guri në mes të varrit, pvarësisht nëse varri është i një burri apo një gruaje.

Shpërndaje: