“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vënia e dores mbi personin gjatë rukjes

Alameh Muhammed bin Abdilah es-Subejjil 

Burimi: Rasail fil-Akidah ued-Dauah, fq. 79

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A duhet personi që bënë rujke të vëjë dorën e tij mbi të sëmurin1 gjatë leximit apo vetëm duhet të ulet pranë tij?”

Përgjigje: “Është konfirmuar se Profeti salAllahu alejhi ue selem vuri dorën e tij të djathtë mbi sahabiun kur ai i bëri rukje atij. Aishja radijAllahu anha ka transmetuar:

”Profeti salAllahu alejhi ue selem e kishte zakon ti bënte rukje disa prej tyre dhe vendoste dorën e djathtë mbi ta dhe thoshte:

اللهم رب الناس أذهب الباس اشفه وأنت الشافي لا شفاء إلا شفاؤك شفاء لا يغادر سقما

”O Zoti i njerëzve! Largoje sëmundjen. Shëro, Ti je Shëruesi. Nuk ka shërim përveç shërimit Tënd, shëro me një shërim që nuk le pas saj ndonjë sëmundje.” 11:2

Transmetuar nga Bukhari.

Është gjithashtu e lejueshme të bësh rukje pa e prekur të sëmuarin. Buhari dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebu Said el-Khudri i cili ka thënë:

”Një njeri nga sahabët e Profetit salAllahu alejhi ue selem mjekoi një person i cili ishte kafshuar. Ai pështyu në të dhe lexoi suren el Fatiha:

Në Sunnenet transmetohet nga Ibn Abasi radialahu anhum se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ai që e viziton të sëmurin i cili nuk kanë vdekur ende dhe thotë shtatë herë tek ai:

أسأل الله العظيم رب العرش العظيم أن يشفيك

”Unë e lus Allahun, Fuqiplotin, Zotin e Arshit të madh, që të të shërojë.”

Allahu do ta shëroj atë. ”

Dhe Allahu e di më së miri.

______________________________________

1 Nuk i lejohet mashkullit që të vendosë dorën mi femrën të cilës i bën rukje.

Shpërndaje: