Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/3344
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është autentik hadithi:
خلق الله آدم على صورته
“Allahu krijoi Ademin në pamjen e Tij”?
Nga kjo kemi parasysh se ky hadith ka ardhur edhe në një formë tjetër të transmetimit, në të cilin thuhet:
إن الله خلق آدم على صورة الرحمن
“Allahu krijoi Ademin në pamjen e të Mëshirshmit.”
Ndërsa, Ibnu Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me këtë hadith thotë: “Është autentike nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se Allahu (Xhele ue ‘Ala) e ka krijuar Ademin në pamjen e të Mëshirshmit.” Çfarë thonë në lidhje me këtë?
Përgjigje: Ky hadith është autentik ashtu siç e ka theksuar Is’hak bin Rahoja, Ahmedi e të tjerët. Në këtë hadith nënkuptohet se Allahu është Dëgjuesi dhe Shikuesi, e nuk nënkuptohet në këtë hadith se dëgjimi dhe shikimi i Tij është sikurse dëgjimi dhe shikimi i njeriut, sepse Allahu (Subhaneh) thotë:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 1
Kjo do të thotë se Allahu e ka krijuar Ademin në pamjen e Tij, si: Dëgjues, Shikues, Folës, ka dorë e ka këmbë, por jo sikurse të njeriut; i Lartë është Allahu nga çdo përngjasim e shëmbëllim.
Pra, Allahu thotë:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 2
Dhe në një ajet tjetër thotë:
وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ
“Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 3
E në një tjetër ajet thotë:
هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّ
“A di për Të ndonjë emnak (adash)?!” 4
Dhe në një ajet tjetër thotë:
فَلاَ تَضْرِبُواْ لِلّهِ الأَمْثَالَ
“Andaj, mos krahasoni asnjë me Allahun! Në të vërtetë, Allahu di, ndërsa ju nuk dini.” 5
1 Esh-Shura 42:11
2 Esh-Shura 42:11
3 El-Ihlas 112:4
4 Merjem 19:65
5 En-Nahl 16:74