Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Veshja e femrës në prani të babait dhe vëllait të saj

Alameh Abdurr-Rrazak bin Afifi el-Afifi (v. 1415)

Burimi: Fataua ue Resa’il (1/217)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është e lejuar për femrën që t’i duket nga pjesët e trupit në prani të maharemëve të saj?”

Përgjigje: “Femrës i lejohet që para maharemëve të saj t’i duken ato pjesë të trupit, të cilat i shihen normalisht kur ajo punon në shtëpi si: koka, qafa, duart dhe këmbët.”

Shpërndaje: