Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Veshja e gruas në prani të grave tjera

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Kaseta ”Asilat-un-Nisa”

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sa i përket veshjes së gruas në prani të grave të tjera, ajo nuk duhet të shfaq pjesë të trupit më shumë sesa ato të cilat i pastron gjatë marrjes së abdesit.

Me këtë dua të them: koka, qafa, krahët, – madje edhe pak më lartë sesa bërrylat- dhe këmbët deri tek zogu. Çdo gjë tjetër përveç këtyre pjesëve të trupit, konsiderohen auret për gruan tjetër myslimane, e mos të flasim për gratë kufare.

Asaj nuk i lejohet të shfaq diçka nga gjoksi, shpatullat, sqetullat, shpinën e saj apo kërcirin, e mos të flasim për kofshët. E gjithë kjo është prej ‘auretit të gruas’ në prani të grave tjera.

Nëse gruaja tjetër është kafire, atëherë vlejnë të njëjtat rregulla si në prani të ndonjë burri për një grua myslimane. Nuk është e lejueshme për gruan myslimane që të shfaq para gruas kafire më shumë se fytyrën dhe duart e saj.

Shpërndaje: