Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Veshja e rrobave të cilat përmbajnë imazhe të njerëzve ose të kafshëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fataua Erkanul-Islam

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është vendimi mbi veshjen e rrobave të cilat përmbajnë imazhe të njerëzve ose të kafshëve?

Përgjigje: Nuk lejohet veshja e rrobave me imazhet e njerëzve ose kafshëve. Nuk lejohet as bartja e kapeles me këso imazhe.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë.”

Transmeton Bukhari (3322) dhe Muslimi (2106).

Prandaj, ne besojmë se nuk është e lejuar të mbahen imazhet të cilat të përkujtojnë të afërmit dhe dashamirët (si thonë ata), perkundrazi ata të cilët i posedojnë këto imazhe duhet t’i prishin ato. Kjo pavarësisht nëse ata i kanë varur në mur apo i kanë futur në albume. Nëse ato ende ekzistojnë, engjujt nuk do të hynë në shtëpi. Hadithin që tregova është transmetuar autentikisht prej profetit ﷺ. Dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: