Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Veshja e xhaketës mbi xhilbab

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/3648

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet gruas që të vesh xhaketë mbi xhilbabin e saj duke pasur parasysh se ajo del vetëm në raste urgjente dhe në ftohët të ashpër?

Përgjigje: Qëllimi është që gruaja të mbuloj veten kur del jashtë. Ajo duhet të mbulohet plotësisht. Asgjë prej trupit të saj nuk duhet të shfaqet pavarësisht veshjes. Gjëja e rëndësishme është që ajo të mbulojë veten. Lidhur me detajimin e veshjës varet nga kushtet dhe nevojat e grave. E vetmja gjë që është e ndaluar për të janë rrobat e meshkujve. Asaj nuk i lejohet që të veshë rroba të meshkujve. Asaj i lejohet që të vesh vetëm rroba të grave.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Mallkimi i Allahut është mbi gratë që imitojnë burrat dhe burrat që imitojnë gratë.”

Asnjërës gjini nuk i lejohet që ti ngjasojë gjinisë tjetër. Të gjithë kanë veshjen e tyre; burrat kanë veshjen e tyre dhe gratë kanë veshjen e tyre.

Shpërndaje: