Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: https://youtu.be/BBUzQUdWUGA
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ne i urdhërojmë të rinjtë të cilët shkojnë për të notuar në liqene, dete apo lumenj, të mos veshin rroba të tejdukshme apo të ngushta. Ato duhet të jenë të gjera dhe nuk duhet të tregojnë format e trupit.
E njëjta gjë vlen edhe për gratë. Atyre nuk u lejohet të veshin këto pantallona të ngushta që tregojnë tej mase formën e tyre të këmbëve, qofshin këto të trasha apo të holla. Këto gjëra duhet t’i ketë parasysh personi që i frikësohet Allahut (azze ue xhel) dhe që dëshiron të ecë në rrugën e drejtë. Me fjalë të tjera, kjo çështje nuk ka hapësirë për të toleruar assesi. Unë dëshiroj t’u tërheq vëmendjen tek një gjë e rëndësishme ku në disa fjalë të urta thuhet:
“Muret kanë vesh.”
A e keni dëgjuar këtë fjalë?
Ndërsa tani në këtë kohë “Muret kanë sy.”
Nuk besoj se është e mundur të garantohet moshikimi nga të tjerët i këtyre vajzave muslimane nëse ato janë duke notuar në liqene të veçanta për to. Si mund të garantohet kjo?
Përveç nëse ngrihet penda e Dhul-Karnejnit që e rrethon liqenin nga të gjitha anët, gjë e cila është një fantazi e qartë. A ishte e qartë përgjigja?