Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëm Allahu mund ta shpëtoj botën nga Korona virusi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Duke pasur parasysh atë që muslimanët po e përjetojnë në këto ditë, bile atë që po e përjeton e tërë bota këto ditë nga kjo sëmundje, apo nga ky virus i fshehtë, që quhet Korona, për shkak të të cilit kanë vdekur shumë njerëz dhe shumë të tjerë është duke i këcënuar. Është e detyrueshme për muslimanët në veçanti dhe të gjithë njerëzimin në përgjithësi që të kthehen tek Allahu për të larguar këtë rrezik. Megjithatë, është Allahu (xhela ue ala) që e ka zbritur atë dhe është Ai që është në gjendje ta largojë atë dhe të mbroj muslimanët prej tij.
Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

”Ndërsa kur ju godet e keqja në det, ata të cilët ju i thërrisni përveç Atij, shuhen e zhduken prej jush përveç Atij.” 1

Thuaju: “Kush ju shpëton juve nga errësira e tokës dhe e detit, kur ju nga frika i drejtoheni Atij me përulje dhe në fshehtësi (në veten tuaj) thoni: ‘Sikur të na shpëtonte Allahu nga ky rrezik, ne do të ishim me të vërtetë falënderues. Thuaj: Allahu ju shpëton juve prej saj dhe prej gjithë fatkeqësive të tjera, megjithatë ju prapë i përshkruani ortak Atij.” 2

Nuk ka strehë as kundër këtij apo ndonjë rreziku tjetër përveçse përmes Allahut, përmes përulësisë ndaj Tij dhe duke i bërë shumë lutje Atij që ta largoj atë dhe të keqen e tij, dhe të ruaj muslimanët prej të keqës së tij dhe të ruaj pjesën tjetër të botës prej rrezikut të tij. Sepse është Allahu që e ka zbritur atë dhe është Ai që është në gjendje ta largoj atë, dhe kjo është e lehtë për Allahun. Ne duhet të kujtojmë dobësinë tonë dhe nevojën tonë për Allahun (subnahu ue te ala), t’i shtojmë lutjet tona dhe dhënien e sadakas, dhe të bëjmë vepra të mira, ndoshta Allahu do të heqë atë që Ai ka zbritur. Ai është i Aftë për çdo gjë. Të gjithë njerëzve në përgjithësi dhe muslimanëve në veçanti u kërkohet që t’i drejtohen Allahut për t’i shpëtuar këtij dëmi dhe efekteve të tij. Ai është i Cili mund ta bëjë këtë. Kjo do të arrihet duke shtuar lutjet, duke shtuar ndihmën ndaj njerëzve të varfër dhe nevojtarë, duke shtuar dhënien e sadakas dhe veprat e mira. Allahu është afër dhe i përgjigjet lutjes.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

”E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, atëherë (përgjigju atyre): “Vërtet Unë jam pranë (tyre me dijen Time), Unë i përgjigjem lutjeve të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje. Kështu pra, ata le të më binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë mënyrë të mund të udhëhiqen drejt.” 3

O Allah! Zoti ynë, Mbrojtësi ynë! Ne jemi robërit e Tu që kanë nevojë për ty. Ne të lutemi që ta largosh këtë epidemi dhe këtë rrezik nga muslimanët në veçanti dhe njerëzit në përgjithësi, dhe ta zëvendësosh atë me lehtësim dhe mirësi të përgjithshme dhe të veçantë. Askush përveç Teje nuk i fal mëkatet dhe askush tjetër pos Teje nuk mund të largoj sprovat. Ti je Zoti dhe Mbrojtësi ynë. Ti na mjafton neve dhe Ti je Garantuesi më i mirë. O Allah largoje atë që e ke zbritur. O Allah largoje atë që e ke zbritur. O Allah largoje atë që e ke zbritur dhe zëvendësoje me shpëtim, lehtësim, mirësi dhe shëndet për muslimanët në veçanti dhe të gjithë njerëzit në përgjithësi. Ti ke mundësi ta bësh këtë.

Thuaju: “Kush ju shpëton juve nga errësira e tokës dhe e detit, kur ju nga frika i drejtoheni Atij me përulje dhe në fshehtësi (në veten tuaj) thoni: ‘Sikur të na shpëtonte Allahu nga ky rrezik, ne do të ishim me të vërtetë falënderues. Thuaj: Allahu ju shpëton juve prej saj dhe prej gjithë fatkeqësive të tjera, megjithatë ju prapë i përshkruani ortak Atij. Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti, ose prej së poshti nën këmbët tuaja, apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin.” 4

Allahu (xhela ue ala) është Ai që është i Aftë për çdo gjë. Ai është që i sprovon robërit e Tij. Sikur të mos ishte mëshira, shpëtimi dhe mirësia e Tij nuk do të kishte mbetur asnjë qenie në sipërfaqen e tokës. Por Ai (subhanehu ue te ala) është i Butë dhe i Mëshirshëm, Ai është i Aftë për çdo gjë, Ai është afër dhe i përgjigjet lutjes, Ai është Mbrojtës dhe i Lavdëruar. Ti je Mbrojtësi ynë – Mbrojtësi më i mirë dhe Ndihmësi më i mirë. O Allah largoje atë që e ke zbritur. O Allah largoje atë që e ke zbritur. O Allah largoje atë që e ke zbritur nga muslimanët në veçanti dhe nga njerëzit në përgjithësi.

O Allah na ruaj nga e keqja e të këqinjve, nga dinakëria e mëkatarëve dhe nga sherri i ndodhive të natës dhe të ditës. Ti je i Aftë për çdo gjë dhe nuk ka asnjë strehim apo shpëtim nga Ti, përveçse te Ti. Ti je i pa të meta, ne kemi qenë të padrejtë. Ti je i pa të meta, ne kemi qenë të padrejtë. Ti je i pa të meta, ne kemi qenë të padrejtë. O Allah! Largoj nga ne të gjitha sprovat, epidemitë, të këqijat dhe sprovat. Ti je i Aftë për çdo gjë. Ti je Mbrojtësi ynë – Mbrojtësi më i mirë dhe Ndihmësi më i mirë. Allahu është i mjaftueshëm për ne dhe Ai është më i miri që i mbështetemi. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.


1 17:67
2 6:63-64
3 2:186
4 6:63-65

Shpërndaje: