Alameh Muhammed bin Abdilah es-Subejjil
Burimi: Rasail fil-‘Akideti ued-Da’ueh, fq. 176
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e vërtetë se shejtani i mallkuar nuk e braktis njeriun derisa ai të vdes dhe të futet në varr?”
Përgjigjja: “Po, ashtu është.
Kur njeriu vdes pushojnë të gjitha gjërat që lidhen me të. Prandaj, vetëm atëherë shejtani e braktis atë. E vetmja gjë që mbetet me të në varr janë veprat e tij të mira dhe të këqija. Nëse ai ishte i mirë, ai përjeton lumturi në varrin e vet dhe nëse ishte i keq ndëshkohet aty. Dhe Allahu e di më së miri.”