Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adhua-ul-Bejan (5/170)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Të mençurit janë të pajtimit se në qoftë se një burrë dhe një grua kalojnë një jetë të mirë, jetë njerëzore të natyrshme, pa të cilën ekzistenca njerëzore nuk do të ishte, kështu që gruaja do të ndikohet nga kjo me një ndikim natyral, kosmologjik dhe sheriatik, i cili ndikim do ta pengoj që të punojë, e këto pengesa janë si shtatzënia, lehonia, të cilat sjellin dobësi, sëmundje dhe dhimbje.
Ndërsa burri nuk përjeton asnjë nga këto që u përmendën. Pavarësisht këtyre dallimeve, është vetëm një njeri inatxhi dhe mendjemadh që guxon të thotë se të dy gjinitë janë të barabarta në të gjitha aspektet. Është vetëm personi largpamësinë e të cilit Allahu ia ka verbuar, ai që bën thirrje për barazi gjinore.