Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëm Islami e nderon gruan

Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami

Burimi: Nidham-ul-Usrah fi-Islam, fq. 36-38

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ne shpesh dëgjojmë se si zëra mëkatar lehin se Islami shkel të drejtat e gruas, e shtypë atë, e privon nga liria e saj, bën një dallim mes saj dhe burrit dhe koncepteve të përkthyera që janë shkruar nga armiqtë e Islamit kundër Islamit. Këtë e thonë vetëm dy lloje njerëzish:

1 – Një injorant naiv. Ai dëgjon njerëz që thonë diçka dhe i imiton ata. Ai është zëdhënës i tyre që kumton fjalët e tyre. Ai nuk ka dije lidhur me atë që thotë ai dhe që përhap. Ai përcjell vetëm atë që është thënë dhe thotë diçka për të cilën ai nuk ka dije.

Shumica e atyre që nuk kanë dije bien viktimë e kësaj, dhe sidomos gratë e arsimuara të cilave u mungon arsimimi islam apo gratë injorante që vetëm imitojnë injorantët. Kjo audiencë është e devijuar dhe devijues. Sepse ky është injorant duke qenë njëkohësisht i paditur se është injorant. Ai hynë në fjalët e poetit:

Nëse ti nuk e din se nuk din

kjo është një injorancë mbi injorancë

2 – Një person komplotist që bën komplote dhe thur kurthe kundër Islamit dhe muslimanëve. Ai dëshiron të shkatërrojë fenë dhe karakterin e tyre duke shkatërruar familjet e tyre. Ai është i ndikuar nga armiqtë e Islamit dhe zbaton strategjinë e tyre për të luftuar kundër Islamit.

Këto dy audienca lehin me këto fyerje mëkatare për të devijuar kudo që janë. Shumë gra muslimane injorante kanë rënë pre e kësaj duke besuar se kjo është në favor të tyre. Kështu që ato i janë bashkangjitur kësaj propagande. Kështu ky lloj i gruas muslimane merr një qëndrim të pa drejtë ndaj fesë së saj dhe Islamit. Kështu që ajo akuzon fenë se ajo e shtyp atë. Kështu që ajo mendon për Islamin që e ka ngritur atë sikurse ta dinte dhe ta kuptonte. Ku është kuptimi tek shumica e grave?

Gruaja e arsimuar muslimane është e obliguar që të studioj fenë e saj në mënyrë që të dijë se cili është qëndrimi i Islamit ndaj gruas dhe se si e nderon atë, e të mos imitojnë çdo gjë që thuhet. Në të njëjtën kohë ajo duhet të dijë se nga çfarë përbëhen ligjet e huaja, duke përfshirë edhe atë francez, në mënyrë që ajo mund të dijë se cili është qëndrimi i tyre ndaj gruas. Ajo pastaj duhet të dijë se si gruaja ishte e pavlerë dhe e pakuptimtë në sytë e botës para Islamit. Vetëm Islami e ka nderuar gruan.

Shpërndaje: