Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vetëm një pikë gjak

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (548), min: 17:53

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një gruaje i erdhi një pikë gjak menstruacioni në ditën kurdo të fillonte periudha e saj. Kjo ndodhi pak para se të hynte dreka pas së cilës ajo nuk e fali drekën, edhe pse gjaku u ndal pas kësaj. Pra, kishte vetëm një pikë gjak.

Përgjigje: Në cilën kohë të ditës fillon periudha e saj?

Pyetësori: Nuk e di.

Përgjigje: Atëherë unë nuk e di përgjigjen.

Pyetje: Ne duhet pra ta dimë kohën?

Përgjigje: A e pa ajo pikën e gjakut gjatë periudhës së saj të zakonshme të pastër apo gjatë periudhës së zakonshme mujore? Varet nga koha. Nëse pika erdhi gjatë periudhës së saj të pastër, kjo është e padëmshme dhe nëse pika erdhi gjatë periudhës të saj mujore, ajo i takon fillim të periudhës.

Pyetje: A vlen kjo edhe me fundin e periudhës mujore?

Përgjigje: Po.

Shpërndaje: