Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45.I vetëmësuari me ideologji terroriste

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 61

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

2 – Muhammed Surur bin Najif Zejn-ul-Abidin. Njeriu që qëndron prapa revistës “es-Sunneh”, “el-Bejan” dhe botime të tjera. Sa terrorizmi ideologjik është në botimet e tij që kanë për qëllim t’i humbin njerëzit me njohuri të pakët rreth librit dhe besimit në përgjithësi, dhe ata që kanë njohuri të pakët rreth dashurisë dhe urrejtjes për Allahun, thirrjes dhe luftës për në rrugën e Allahut në veçanti!

Ky njeri – Allahu e udhëzoftë – është emëruar vetë si udhëheqës, mësues dhe kritikues para se ndonjë person i mençur të ketë vërtetuar të drejtën e tij për këtë. Ai hynë nën fjalën e urtë:

“Ai që futet në dije i vetëm del prej saj i vetëm.”

Ai mund të ndjehet i goditur kur njerëzit e thjeshtë thonë:

“Ai që e ka vetëm librin mësues do të ketë më shumë gabime sesa të sakta.”

Unë e them këtë nëse do të kemi një mendim të mirë për të – përndryshe nuk është e mirë që të kihet mendim të mirë për të dhe për ata si ai – dhe të supozojmë se ai vetëm dëshiron të mirën në librat e tij dhe veprat e tij. Për fat të keq ato përbëhen nga mëkatet, sherri, veprimet e shëmtuara dhe fjalë të rreme. Kur dikush e nxitë atë që ta ketë frikë Allahun, mendjemadhësia e tij e shtynë atë në mëkat të mëtejshëm. Një sjellje e tillë është shkatërruese.

Shpërndaje: