Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu Fetaua ue Rasail Ibn Uthejmin 12/235
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëpër shkolla, nxënësit obligohen që të vizatojnë disa kafshë, në mënyrë që të mësojnë rreth tyre. Çfarë është gjykimi për këtë gjë?
Përgjigje: Nuk lejohet vizatimi i kafshëve (qenieve të gjalla), sepse profeti ﷺ ka mallkuar ata që vizatojnë, duke thënë:
أشد الناس عذاباً يوم القيامة المصورون
“Dënimin më të madh që do ta përjetojnë njerëzit në Ditën e Kiametit, janë ata të cilët kanë vizatuar.”
Ky hadith aludon se të vizatuarit e qenieve të gjalla, është prej mëkateve më të mëdha, ngase mallkimi për kryesin e një vepre ndodh vetëm atëherë kur vepra është prej mëkateve të mëdha. E njëjta gjë ndodh edhe me paralajmërimin për dënim të madh, siç është ky hadith.
Mirëpo, ka mundësi që të vizatohen disa gjymtyrë trupore, siç është dora, këmba, etj., sepse këto nuk janë sinonim i jetës. Ndërsa, ajo çfarë flasin hadithet në lidhje me këtë temë, është se ajo që është e ndaluar të vizatohet, është ajo që është sinonim i jetës, siç ka ardhur hadithi:
كلف أن ينفخ فيها الروح وليس بنافخ
“(Në ahiret) Do të obligohet (ai që vizaton) që t’i japë shpirt, e nuk do mund ta bëjë këtë.”