Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mësimi i fëmijëve përmes vizatimit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Kaseta ”Hukm-ut-Tasuir”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar që t’i mësojmë fëmijët duke vizatuar gjëra?

Përgjigje: Jo tërësisht. Në qoftë se fëmija vetëm mund të kuptojë se çfarë ju doni ta bëni atë të, kuptoj me ndihmën e një imazhi, ajo konsiderohet e lejuar me kusht që ju të fshini atë pastaj. E gjithë kjo hynë nën parimin: ”Domosdoshmeria fuqizon ndalesën dhe çdo domosdoshmeri përputhje me vlerën esaj.” Një i tillë janë vendet tona në të cilat jetojmë. Këtu ka gomarë,kuaj, dele, pula dhe kështu me radhë. Këto kafshë janë të njohura nga popullsia e vendit. Si rezultat nuk ka nevojë të vizatohet një gomar për të mësuar fëmijën se çfarë është gomari. Fëmija sheh gomarët dhe e dinë se ata janë prej krijesave të Allahut (azze ue xhel). Kështu që është e lejuar që të vizatohet një foto nëse fëmija është në nevojë për të që të kuptoje.

Por në qoftë se nuk është e nevojshme, atëherë ju nuk keni nevojë për të. Mendjet e fëmijëve janë të kufizuara natyrisht. Aq sa sa rriten më shumë, aq më shumë zgjerohet të kuptuarit e tyre. Mund të ndodhë që një fëmije është bërë përgjegjës për veprat e tij dhe mund të has në ngrënien e kafshëve të ndaluara njëkohësisht kur ai nuk është në gjendje të bëjë dallimin në mes të lejuarës (hallall) dhe të ndaluarës (haram).

Shembuj i tillë janë skifterat dhe shqiponjat. Ky fëmijë nuk ka parë këto kafshë kurrë. Tani ti dëshiron ta mësoshë këtë fëmijë që nuk është e lejuar për të ngrënë këtë lloj të shpendëve. Si rezultat ia vizaton kafshën fëmijut në mënyrë që të kuptojë atë që Allahu ia ka ndaluar atij. Por nëse fëmija ka parë këtë kafshë nuk ka nevojë për vizatim.

Zgjerimi i sotëm me të cilin jemi sprovuar duke i mësuar fëmijët që të vizatojnë i përket traditave të kufarëve. Këta njerëz nuk kanë rregulla se çfarë është e ligjshme dhe çfarë është e paligjshme. Të gjithë atë që ata na japin, e marrim pa u konfrontuar me Sheriatin. Ne pranojmë atë që ata pranojnë dhe refuzojmë atë që ata e refuzojnë.

Shpërndaje: