Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vizita e varreve dhe leximi i Kuranit për të vdekurit

Komisioni i Përhershëm Për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Fetvaja nr: 15925
Kryetar: Imam Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz 
Antar: Alameh Abdul-Aziz El-Shejkh 
Antar: Imam Salih El-Feuzan 
Antar: Shejkh Bekr Abu Zejd 
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar apo e ndaluar të vizitohen varret e eulijave dhe të lexohet Kurani te varret e tyre, posaçërisht surja El-Fatiha.

Përgjigje: Të vizitohen varret me qëllim që të merret mësim (të kujtohet vdekja) dhe që të bëhet dua për të vdekurin është sunnet profetik sepse profeti ﷺ na ka kërkuar një gjë të tillë.
 
Por t’i vizitosh varret për të kërkuar afrim, ndihmë ose për t’i thirrur të vdekurit në vend të Allahut është e ndaluar sepse kjo është shirk i madh, Allahu na ruajt.
 
Ndërsa që të lexohet Kuran për të vdekurit pranë varreve, nuk lejohet ashtu siç nuk lejohet edhe falja e namazit aty.

Shpërndaje: