Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vizita e varrezave – Kurtubi

Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi (v. 463)

Burimi: el-Munteka minet-Tedhkirah, fq. 23-24

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Dijetarët janë në pajtim se është e lejueshme për burrat që t’i vizitojnë varrezat, ndërsa nuk pajtohen në lidhje me çështjen e grave.

Ka prej tyre që thonë se për gratë e reja, është e ndaluar që t’i vizitojnë varrezat. Kurse gratë e vjetra dhe ato të cilat kanë humbur shpresën e martesës, është e lejueshme për to që t’i vizitojnë varrezat.

Mirëpo, mendimi më i saktë është: në qoftë se ato shkojnë të vetme dhe nuk ka burra tek varrezat, atyre (të rejave dhe të moshuarave) u lejohet që t’i vizitojnë varrezat, nuk ka ndonjë kundërshtim në këtë inshaallah. Bazuar në këtë, kuptimi i fjalëve të Profetit salallahu alejhi ue selem: “Vizitoni varrezat…” është i përgjithshëm.

Ndërsa, nëse vendi ku janë varrezat, apo koha në të cilën vizitohen ato, mund të ketë fitne ndërmjet burrave e grave, atëherë kjo nuk është e lejuar. Kështu sepse në vend që burri t’i vizitojë varrezat për të marrë mësim, ai sheh një grua dhe sprovohet dhe anasjelltas. Si rezultat, ata që të dy kthehen mëkatar e jo të shpërblyer, gjë e cila nuk kërkon shpjegim.

Shpërndaje: