Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vizita e varreve – Albani

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Ahkamul-Xhenaiz ue Bide’uha, fq. 141-143
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com

Është e pëlqyeshme që edhe femrat ashtu edhe meshkujt t’i vizitojnë varret. Argumentet se kjo është e pëlqyeshme edhe për femrat, janë si në vijim:

1 – Profeti ﷺ ka thënë:

“Tani vizitoni ato se ju kujtojnë botën tjetër.”

Këtu bëjnë pjesë edhe femrat.

Tregimi i profetit ﷺ kur e ndaloi këtë fillimisht, s’ka dyshim se e kishte ndaluar si për burrat ashtu edhe për gratë, kur tha: 

“Unë u pata ndaluar nga vizita e varreve, por tani vizitoni ato.”

Transmeton Muslimi, Tirmidhi dhe Ahmedi.

Në të dy rastet, edhe në rastin e ndalimit, por edhe në rastin e lejimit, urdhri është i përgjithshëm dhe përfshin të dyja gjinitë; nuk ka asnjë argument që këtë veprim e specifikon vetëm për burrat.

2 – Argument tjetër: arsyeja pse është lejuar vizita e varrezave është e njëjta për të dy gjinitë:

“Ato zbusin zemrën, lotojnë syrin dhe të kujtojnë botën tjetër.”

Transmeton Hakimi, hadithi është hasen.

3 – Profeti ﷺ ka lejuar vizitën e varreve duke u kuptuar kjo nga hadithet të cilat na ka transmetuar nëna e besimtarëve Aishah -radijAllahu anha- dhe sahabë të tjerë:

Transmetohet nga Abdullah bin Mulejke, se Aishah -radijAllahu anha- u kthye një ditë nga varrezat.

I thashë: “O nëna e besimtarëve, ku ishe?”

Ajo tha: “Isha tek varri i Abdurr-Rrahman bin Ebi Bekrit.”

I thash: “A nuk iu ka ndaluar (grave) profeti ﷺ nga vizita e varreve?”

Ajo u përgjigj: “Po, por pastaj urdhëroi që t’i vizitonim ato.”

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet:

“I dërguari i Allahut ﷺ lejoi vizitën e varreve.”

Transmeton Hakimi dhe Bejhaki.

Transmetohet se Muhamed bin Kajs bin Mehrameh ka thënë: “A t’ju tregoj diçka për nënën time?”

Ata thanë: “Ne menduam se do të na tregojë për nënën e cila e ka lindur por ai vazhdoi duke thënë:

Aishah -radijAllahu anha- na tha: “A nuk dëshironi t’ju tregoj diçka që ka ndodhur mes meje dhe të dërguarit të Allahut?”

Ne i thamë: “Gjithsesi.”

Ajo tha: “Një natë në të cilën i dërguari i Allahut ﷺ duhej të ishte tek unë, erdhi, pastaj hoqi rrobën e sipërme, nallet e tij i vendosi te këmbët, Njërin cep të izarit (rrobës së poshtme) të tij e shtroi mbi shtrat dhe u shtri. Qëndroi shtrirë derisa mendoi se kam fjetur, pastaj e mori xhyben e tij ngadalë, i mbathi nallet ngadalë, hapi derën dhe doli, dhe e mbylli derën ngadalë. Unë u vesha dhe shkova pas tij. Ai shkoi te varret në Beki’ë, qëndroi aty një kohë të gjatë, pastaj ngriti duart tre herë. Pastaj u nis për në shtëpi, u nisa edhe unë, nxitonte ai, nxitoja edhe unë, vrapoi ai, vrapova edhe unë, saqë ia kalova dhe hyra brenda. Menjëherë sa u shtriva, ai hyri dhe më tha:

“O Aisheh, çfarë ke që të është shpeshtuar frymëmarrja?

I thashë: “Asgjë.”

Më tha: “Ose do të më tregosh, ose më tregon Allahu i Gjithëdijshëm.”

I thashë: “O i dërguar i Allahut, flijofsha babën dhe nënën për ty, dhe ia tregova ngjarjen.”

Më tha: “A ti ishe ajo errësira që ecte para meje?”

I thashë: “Po.”

Më goditi në gjoks saqë më shkaktoi pak dhimbje, e më tha: “A mendon ti se Allahu dhe i dërguari i Tij të bëjnë padrejtësi?”

I thashë: “Sado që fshehin njerëzit, Allahu e di se çfarë fshehin.”

Ai tha: “Po, ashtu është. Në momentin kur më pe, më erdhi Xhibrili, por ai nuk hyri  pasi t’i kishe hequr rrobat. Mendova se kishe fjetur dhe nuk dëshirova të të zgjoja që të mos ndihesh e vetmuar.”

Xhibrili më tha: “Zoti yt të urdhëron që të shkosh tek varrezat në Bekij dhe të kërkosh falje për banorët e saj.”

I thashë: “Si të lutem për ta, o i dërguar i Allahut?”

Më tha: “Thuaj: 

 ‏ ‏ قُولِي: السَّلاَمُ عَلَى أَهْلِ الدِّيَارِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُسْلِمِينَ، يَرْحَمُ اللَّهُ الْمُسْتَقْدِمِينَ مِنَّا وَالْمُسْتَأْخِرِينَ، وَإِنَّا إِنْ شَاءَ اللَّهُ بِكُمْ لاَحِقُونَ ‏ ‏‏

Esselamu ala ehlid-dijari minel-mu’miniine uel-muslimiin, ue jerhamull-llahul-mustekdimiine minna uel-musteekhiriin, ue inna in sha’a Allahu bikum leehikuun

“Selami qoftë mbi ju o banorë të varrezave, besimtarë dhe muslimanë. Edhe ne – në dashtë Allahu – do të bashkohemi me ju. Allahu i mëshiroftë ata që kanë vdekur para nesh dhe ata që do të vdesin më vonë! I lutemi Allahut të na shpëtojë ne dhe ju nga të këqijat!”

Transmeton Muslimi.

3 – Profeti ﷺ lejoi gruan të cilën e pa tek varri dhe nuk i tha që të mos i vizitonte. Transmeton Enesi -radijAllahu ahnu- se: “I dërguari i Allahut ﷺ pa një grua pranë një varri duke qarë, dhe i tha:

“Ki frikë Allahun dhe bëj durim…”

Ndërsa El-Hafidh Ibn Haxheri -rahimehullah- në “El-Fet’h” ka thënë: “Kjo ngjarje argumenton se i dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka qortuar qëndrimin e gruas tek varri dhe heshtja e tij në këtë çështje është argument i qartë se lejohet vizita e varreve edhe nga femrat.”

4 – Mirëpo nuk lejohet që femrat të bëjnë vizita të shpeshta tek varret sepse kjo mund të çojë në veprime që janë në kundërshtim me sheriatin Islam, sikurse vajtimi, bërja e varreve si vend shëtitje duke humbur kohën me fjalë të pavlera ashtu siç veprohet sot në shumë vende Islame, gjë për të cilën ne mendojmë se ka për qëllim këtë profeti ﷺ dhe që dëshmon hadithi:

“Allahu i ka mallkuar gratë që i vizitojnë varret shpesh.”

Shpërndaje: