“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vizitat gjatë bajramit nga mëngjesi deri në mbrëmje

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3320

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur fillon koha e urimeve të bajramit? Sa ditë zgjatë bajrami dhe urime për të?

Përgjigje: Unë nuk di asnjë argument për urime. Megjithatë, nuk ka të keqe për të uruar njëri-tjetrin në një mënyrë të bukur. Kjo nuk është bidat. Nuk ka asnjë afat kohor për këtë. Megjithatë, nuk ka argument për praktikën e njerëzve kur ata vizitojnë njerëzit për bajram. Nga mëngjesi deri në mbrëmje ata shkojnë dhe vizitojnë njerëzit. Të njëjtën gjë ata e bëjnë në ditën e dytë dhe në ditën e tretë. Ata shkojnë në shtëpi te miqtë. Ky veprim nuk ka argument (nga sheriati).

Më keq se kaq bëhet nëse burrat ua japin dorën grave. Kjo nuk u lejohet atyre. Burrit i lejohet të përshëndet për dorë një grua me të cilën atij kurrë nuk i lejohet martesa. I vetmi përjashtim është gruaja nga e cila ai është ndarë pasi e ka akuzuar atë për tradhti bashkëshortore dhe ka bërë mulaaneh. Edhe ajo është e ndaluar për tu martuar me të përgjithmonë.

Shpërndaje: