Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vjellja dhe dalja e gjakut nuk e prishin abdesin

Imam el-Husajn bin Masud el-Baghaui (v. 516)

Burimi: Ma’alim-ut-Tenzil (1/434)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dijetarët kanë mospajtime në lidhje me papastërtitë, duke përfshirë gjakderdhjen, hixhamen dhe vjelljen, të cilat janë të sekretuara në forma tjera pos organit dhe anusit.

Një grup beson se kjo nuk e obligon marrjen e abdesit. Ky mendim është transmetuar nga Abdullah bin Umeri dhe Abdullah bin Abbas (radijAllahu anhum), këtë mendim e kanë gjithashtu At’a, Tavusi, el-Hasan, Sa’id bin el-Musejjib, Maliki dhe esh-Shafi’i.

Të tjerë thonë se e vjella, gjakderdhja e hundës, hixhamja obligojnë marrjen e abdesit. Këtë e thonë Sufjan eth-Theuri, Ibnul-Mubarak, Hanefijeh, Ahmedi dhe Is’haku. Megjithatë, ata pajtohen se një sasi e vogël e përmendur dhe ajri që del nga vende të tjera pos organit dhe anusit nuk obligojnë marrjen abdes. Por një sasi e madhe obligon marrjen abdes atëherë duhej edhe një sasi e vogël të bëjë të njëjtën gjë, sikurse ajo që del nga organi.

Shpërndaje: