Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vlefshmëria e abdesit edhe nëse hiqen çorapet që kanë mes’h

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: “Likaati mea’ esh-Shejkhajn”

Pyetjet nga Abdullah et-Tajjar, 2/56

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A prishet abdesi nëse hiqen çorapet mbi të cilat është dhënë mes’h?

Përgjigje: “Jo, nuk prishet. Pastërtia (taharah) mbetet derisa të veprosh diçka që e prishë atë.”

Pyetje: “Atij që e thotë këtë ndoshta do t’i kërkohet argument. Andaj, si duhet të përgjigjet në këtë rast?”

Përgjigje: “Në qoftë se të kërkojnë ty argument, thuaju se barra e sjelljes së argumentit bie mbi ata që thonë se ‘abdesi prishet nga ky veprim’. Kjo është për shkak se gjendja e pastërtisë është e bazuar në argumente nga Sheriati dhe nuk zhvlerësohet përveç nëse ka ardhur diçka që e zhvlerëson nga Sheriati. Dhe nuk ka diçka në Kur’an ose në Sunnet që tregon se ‘abdesi prishet nëse hiqen çorapet mbi të cilat është dhënë mes’h.”

Shpërndaje: