Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)
Lataiful-Me’arif, fq. 351-352
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Buhariu transmeton nga Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) cili tregon se i dërguari ﷺ ka thënë:
“Nuk ka ditë që veprat e mira të jenë më të dashura tek Allahu sesa gjatë këtyre dhjetë ditëve (të para të Dhul-Hixhes).” Ata thanë: “O i dërguar i Allahut, as lufta në rrugën e Tij?” Ai tha: “As lufta në rrugën e Tij, përveç atij i cili del në luftë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” Bukhari nr (969).
Ky hadith vërteton se Allahu i do veprat e mira gjatë këtyre ditëve më shumë sesa në të gjitha ditët e tjera të vitit, pa asnjë përjashtim. Ajo që është më e dashur tek Allahu është më e mirë se çdo gjë tjetër. Nëse veprat gjatë këtyre dhjetë ditëve janë më të mira dhe më të dashura tek Allahu se gjatë gjithë ditëve të tjera, kjo do thotë se të vepruarit mirë gjatë këtyre ditëve është më mirë sesa të veprohet në ditët e tjera ndonjë vepër edhe më e mirë sesa kjo e dhjetë ditëve.
Prandaj sahabët thanë: “O i dërguar i Allahut, as lufta në rrugën e Tij?” Ai tha: “As lufta në rrugën e Tij.” E më pas profeti ﷺ përjashtoi një lloj të xhihadit dhe ai është lloji më i mirë i tij. Profeti ﷺ është pyetur në lidhje me llojin më të mirë të xhihadit, dhe është përgjigjur: “Ai i cili i lufton mushrikët me veten dhe pasurinë e tij.” Ebu Daudi nr (1449).
Personi që kryen këtë vepër e ka pozitën më të lartë tek Allahu. Ndërsa në lidhje me llojet e mbetura të xhihadit, veprimet në dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes janë më të mira dhe më të dashura tek Allahu sesa ai. E njëjta gjë vlen me të gjitha veprat e tjera.