Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vlera e leximit të sures el-Kehf natën dhe ditën e Xhuma

Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi

Burimi: et-Tibjan, fq 105.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Rekomandohet për të lexuar suren el-Kehf ditën e premte. Imam Shafiu ka thënë se kjo vlen gjithashtu edhe në natën e së premtes.

Ndërsa Ebu Said el-Hudri transmeton hadithin se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kushdo që lexon suren el-Kehf në natën e së premtes, atij do ti jepet një dritë që shtrihet prej tij e deri tek Qabja.”

Transmeton Darimiu dhe hadithi është autentik sipas Imam Albanit.

Shpërndaje: