Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Vlera e teravive

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dy hadithe flasin lidhur me këtë.

Hadithi i parë: Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- ka thënë:

“I dërguari i Allahut inkurajonte për faljen e teravive gjatë Ramazanit, por pa i urdhëruar në mënyrë të prerë sahabët që të falen.”

Dhe  thoshte:

“Kush falet duke besuar dhe shpresuar shpërblimin gjatë netëve të Ramazanit, atij i falen mëkatet e mëparshme.”

Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.

I dërguari i Allahut vdiq dhe gjendja mbeti ashtu siç ishte1. Pas kësaj, gjendja ishte e njëjtë gjatë hilafetit të Ebu Bekrit -radijAllahu anhu- po ashtu edhe në fillimin e hilafetit të Umerit -radijAllahu anhu-.” 2

Hadith i dytë: Amr bin Murreh el-Xhuhen -radijAllahu anhu- ka thënë:

Një burrë nga fisi Kudha’ah erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i dërguari i Allahut, çfarë mendon në qoftë se unë dëshmoj së nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se ti je i dërguari i Allahut, i fali pesë namazet obligative, e agjëroj muajin e Ramazanit, falem gjatë netëve të Ramazanit dhe e jap zekatin?”

Profeti ﷺ iu përgjigj: “Kushdo që vdes në këtë gjendje i përket të sinqertëve dhe martirëve.” 3


1 Kjo do të thotë se namazi i teravive nuk falej me xhematë.

2 Muslimi dhe të tjerët. Kjo është përmendur në El-Irua (4/14/906) dhe në Sahih Sunen Ebi Daud (1241), Allahu ma lehtësoftë mua që ta përfundojë dhe ta publikojë atë. Dhe sa i përket komentit të vëllait Zuhejr në librin tim Salafat-ul-Idejn, fq. 32 ku thotë: “Allahu ia ka lehtësuar mësuesit tanë El-Albanit që ta botojë pjesën e parë të Sahih Ebi Daudit!”

Betohem në Allahun se unë nuk e di nga ai e ka marrë këtë. Pjesa e parë është tek unë dhe unë nuk i kam dhënë leje askujt që ta kopjojë atë, ta botoj apo ta publikojë atë. E njëjta gjë vlen edhe për atë që ai përmendi në botimin e katërt të librit tim Et-Teuessul, fq. 22, dhe se vëllimi i tretë i Silsileh El-Ahadit Ed-Daifah është publikuar. Sot është muaji Rexheb i vitit 1406 dhe ende nuk është publikuar!

3 Transmeton Ibn Khuzejmeh dhe Ibn Hibani në ibrat e tyre Sahih dhe të tjerë. Zinxhiri i tregimit është autentik. Shih komentet e mia në Ibn Khuzejmeh (3/340/2262) dhe Sahih Et-Targhib (1/419/993).

Shpërndaje: