Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vlera e përgjithshme e sahabëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (73 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Si mund të kombinojmë hadithin që thotë “Para Ditës së Gjykimit do të ketë njerëz që do të shpërblehen pesëdhjetë herë më shumë për veprimet e tyre sesa sahabët” me hadithin:

”Nëse ndonjëri prej jush do të dhurone ari sa Uhudi, ai nuk kishte arritur vlerën e as dy palë grushteve apo edhe gjysmën e asaj (që kanë dhuruar sahabët).”?

Përgjigje: “Vlera është dy llojesh:

1 – Vlera absolute. Në këtë askush nuk mund të garoj me sahabët.

2 – Vlera relative. Këtu, një person mund të jetë më i mirë se të tjerët, edhe pse ai në përgjithësi ka më pak virtyt se ata. Shembull për këtë është një person jeton gjatë një kohe që kërkon durim dhe të ndjehet si i huaj dhe i mungon dikush që e ndihmon dhe e mbështet atë. Madje ndoshta edhe tallen me të dhe e shqetësojnë. Për shkak të këtyre vështirësive ngritet shpërblimi i tij.

Lidhur me vlerën absolute, ajo u përket vetëm sahabëve radijAllahu anhum. Shembull i kësaj ëhtë se profeti salAllahu alejhi ue selem mund të dallojë një sahabi me një veçori, edhe pse sahabët tjerë janë më të mirë se ai.

Si për shembull kur profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Nesër, unë do t’ia japë flamurin (e betejës) një njeriu që e do Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe Allahu dhe i dërguari i Tij e duan atë.”

Pastaj ai e thirri Ali bin Ebi Talibinin, sahabët thanë se ai kishte dhimbje në sy. Ai i dërgoi njërin për ta thirrur atë. Aliu erdhi. Profeti salAllahu alejhi ue selem pështyu në syrtë e tij dhe u lut për të. Ai u shërua sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Dhe ia dha flamurin.

Është e njohur përgjithësisht se Allahu dhe i dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem e dua Ebu Bekrin më shumë se sa e duan Aliun radijAllahu anhuma. Kur Profeti salAllahu alejhi ue selem u pyet se cilin burrë ai e do më së shumti, ai tha: ”Ebu Bekrin.”

Nxënësi i dijes duhet t’i kuptojë mirë këto.

Shpërndaje: