Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vonimi i kazasë për ditët e humbura të Ramazanit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në kohë të vjetra, vetëdijesimi i njerëzve ishte i ulët, e edhe dijetarët ishin të paktë, ndërsa familja ime më thoshin se: i riu duhet të agjërojë vetëm dhjetë ditët e para të Ramazanit. Ndërsa unë nuk e di se a kamë agjëruar vetëm dhjetë ditët e para të muajit, apo e kam agjëruar tërë muajin. A obligohem me kaza apo jo?

Përgjigje: Me Emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëplotit. Paqja dhe bekimi qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë udhëzimin e tij. Nuk ka dyshim se agjërimi i Ramazanit është obligim për çdo mysliman që ngarkohet me obligime islame, qoftë ai mashkull apo femër. Kjo, është edhe njëra prej pesë shtyllave të islamit. Nëse pyetësja nuk ka agjëruar Ramazanin apo njëzet ditët e tij të fundit, pasi ajo të ketë qenë në moshën madhore, atëherë ajo është e obliguar që t’i bëj kaza ato ditë.

Arritja e moshës madhore tek femra njihet përmes katër gjërave:

– ardhja e menstruacioneve

– arritja e moshës pesëmbëdhjetë vjeç

– dalja e qimeve të forta përreth organit gjenital

– dhe gjëja e katërt dalja e spermës, qoftë kjo nga epshi, apo në gjumë kur sheh ëndërr.

Nëse njëra prej këtyre katër gjërave ndodhë tek femra, atëherë ajo konsiderohet e ngarkuar me përgjegjësi. Andaj edhe obligohet me namaz, agjërim dhe me haxh nëse ka mundësi. Nëse pyetësja ka lënë ndonjë ditë pa agjëruar pasi ajo të ketë arritur moshën madhore, ajo obligohet që ta bëj kaza.

Nuk është e detyrueshme që kazanë ta bëjë për të gjitha ditët radhazi, por mund t’i ndajë ato ditë. Ajo obligohet gjithashtu me të ushqyerit e një të varfëri për çdo ditë të pa-agjëruar. Dhe ky është njëri prej dy mendimeve të dijetarëve i cili është më i sakti, që ata kanë në lidhje me vonimin e kazasë së agjërimit. Ushqimi i të varfrit është gjysmë sa’ (1 sa’= 2.600 gr.) hurma, oriz, grurë, elb ose rrush të thatë, apo çdo ushqim bazë të atij vendi. Ajo obligohet gjithashtu me pendim dhe kërkim të faljes për shkak të këtij vonimi, ngase vonimi i agjërimit të Ramazanit është mëkat. Me pendim, Allahu fal të kaluarën nëse ai është i mirë dhe i sinqertë.

Shpërndaje: