Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Votimi i atyre që nuk praktikojnë islamin

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 3105

http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=9154&back=true

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme që të votojmë për kandidatët e Kuvendit Komunal apo departamente të tjera të cilët kanë ide komuniste, apo tallen me fenë, e disa prej tyre janë nacionalistë dhe e konsiderojnë atë (nacionalizmin) fe të tyre?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar për një musliman që të votoj pro atyre të cilët e dinë se janë komunistë, apo bëjnë shaka me fe, janë nacionalist apo e konsiderojnë atë (nacionalizmin) si fe të tyre.

Kur njeriu voton pro ndonjërit prej kandidatëve të tillë, atëherë nënkuptohet se ai është i kënaqur me ta duke e zgjedhur edhe përfaqësues të tijin. Me këtë gjë, ti i krijon atyre hapësirën e mjaftueshme, që ata të përhapin idetë e tyre të prishura.

Gjithashtu, ata lehtësisht mund të abuzojnë me pozitat, që përmes vendimeve të marra nga departamentet të udhëhequra nga ata, krijojnë pengesa kundër atyre që kanë mendime ndryshe nga ato të tyre, apo i privojnë njerëzit nga e të drejtat e tyre individuale (apo disa prej të drejtave), apo krijojnë konflikte interesi ndaj kolegëve të tjerë nga departamente të ndryshme udhëheqëse.

Një tjetër e keqe është se, ata mbeten në atë të gabuar qe gjenden dhe se ata i zbatojnë vetëm dëshirat e tyre.”

Shpërndaje: