“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Vrasjet dhe shpërthimet vetëmse i shkaktojnë dobësi myslimanëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Fataua el-Muhimmah fi Tabsir-il-Ummah, fq. 89-90

Kompilimi: Shejkh Xhemal bin Furehjan el-Harithi

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë thoni për ata që besojnë se shpërthimet kundër ndërtesave të kufarëve dhe vrasja e kufarëve janë të detyrueshme sot, dhe në veçanti duke pasur parasysh se umeti islami sot është i dobët dhe i pafuqishëm?”

Përgjigje: ”A do të thotë kjo që ne duam që umeti të jetë i dobët? Ai është i dobët dhe i pafuqishëm tani. A ta bëjmë atë edhe më të dobët dhe më të pafuqishëm tani duke lejuar që kufarët ta sulmojnë atë? Kjo nuk është urtësi.

I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka jetuar trembëdhjetë vjet në Mekë që ishte nën autoritetin e kufarëve. Ai nuk i kërkoi asnjë sahabiu që të vret një pagan, të shkatërroj një shtëpi ose të merrë pasurinë e një pagani. Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk urdhëroi diçka të tillë. Sepse gjëra të tilla vetëm se i shkaktojnë myslimanëve telashe. Vetëm pasi që Profeti salAllahu alejhi ue selem emigroi në Medine dhe themeloi shtetit dhe gjeti ndihmëtarë dhe pasuri ai shpalli luftë dhe Xhihad kundër kufarëve.”

Shpërndaje: