Burimi: ”Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr 5436
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Pyetje: ”Ka xhami në të cilat ka fotografi me qenie të gjalla. A është namazi i pavlefshëm në këto xhami? Cfarë thotë Islami për këtë?”
Përgjigje: ”Nuk është e lejuar fotografimi i qenieve të gjalla apo varja e tyre (imazheve) në xhami dhe në vende të tjera, si psh në shtëpi. Themi kështu, për shkak të argumenteve të përgjithshme për ndalimin e fotografive.
Abdullah ibn Umer (radija Allahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ata që bëjne imazhe do të dënohet në Ditën e Ringjalljes dhe do t’u thuhet atyre, Jepi jetë atij që ke krijuar.” (Buhariu, Muslimi, Nesaiu, Musnad Ahmad)
Xhabir ibn Abdullah (radija Allahu anhu) ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) nuk lejoi që të varen imazhet në shtëpi dhe ndaloi njerëzit nga ky veprim.
Aliu (radija Allahu anh) ka treguar se Profeti (sal Allahua lejhi ue selem) i ka thënë :
”Mos e lerë asnjë imazh pa e shkatërruar dhe as një varr pa e rrafshuar.” (Muslim).
Ndërsa në lidhje ma namazin i cili falet në një xhami në të cilën ka fotografi; – namazi është i vlefshëm. Ajo që kërkohet është që njerëzit të cilët janë përgjegjës për xhamin duhet të këshillohen derisa ti heqin ato fotografi.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.”