Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është përhapur tek disa njerëz zbukurimi, ndriçimi dhe dekorimi i shtëpive me të ashtuquajturat fenerë dhe zbukurojnë shtëpitë e tyre me perde dhe dekorime, thonë se veprojnë këtë për të treguar gëzimin e tyre për ardhjen e Ramazanit. Disa prej tyre dekorojnë dhe ngjyrosin vetëm disa pjesë të shtëpive dhe përgatisin ushqime për mëngjes dhe darkë. A lejohet kjo?
Përgjigje: Kjo është e pabazë. Nuk ka ndonjë dallim në mes të Ramazanit dhe muajve të tjerë kur është fjala për rregullimin e shtëpisë. Ramazani nuk duhet të veçohet me diçka prej këtyre gjërave. Ramazani nuk duhet të veçohet me dekorimin e shtëpisë, perdeve apo të ngjashme, apo me pamje. Ramazani veçohet me adhurim, me pendim, me faljen e teravive dhe me faljen e namazit të natës me xhemat.