Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zejd bin Hadi el-Medkhali

Biografi e përgatitur nga nxënësi i shejkhut Feuaz bin ‘Alij el-Medkalij

Burimi: http://sabq.org/IWTfde

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shejkh Zejd bin Muhamed bin Hadii el-Medkhali – Ebu Muhamed, ka lindur në fshatin e quajtur Err-Rrukubeh në vitin 1357H (1938M) që është në teritor të qytetit të Samitas -ku tani në ditët e sotme ky fshat është një nga lagjet e qytetit- dhe aty ka jetuar për një kohë së bashku me dy prindërit e tij. Nëna i vdiq kur ai ishte vetëm shtatë vjeç, ndërsa babai i vdiç kur i mbushi tridhjetë vjeç, nga i cili kishte përkrahjen më të madhe për të vazhduar rrugën e kërkimit të dijes fetare. Dhe ndër më të njohurit që i ndihmoi atij të vazhdoj këtë rrugë ishte edhe një nga të afërmit Shejkh Ahmed bin Ahmed ‘Aluush el-Medkhalij (Allahu e mëshiroftë!).

Ai është prej dijetarëve më të njohur të fisit el-Medkhalij nga krahina e Xhizanit, e cila shtrihet në Jug të Mbretërisë së Arabisë Saudite. El-Medakhileh janë fis i njohur që kanë prejardhje nga beni Shubejl që rrjedhin nga fisi Kahtan.

Aty filloi mësimet e para në shkollën fillore. Jashtë mësimeve të shkollës, aty mësoi Teuhid, mësoi Suren Bekarah dhe Al-‘Imran dhe disa pjesë të Kuranit qysh në moshën e re. Pastaj kaloi për të jetuar në fshatin Ed-Dagariir qysh në moshën shtatë vjeçare, pastaj në qytetin e Samitas, ku vazhdoi mësimet në shkollën fillore “Selefite Ez-Zahirah” të cilën e kishte krijuar Imam Abdullah bin Muhamed el-Kar’auij. Ndërsa në të njëjtën kohë, ai mësonte tek Shejkhu Nasir bin Khaluufeh Tajjash Mubarakij “Kitabu Teuhid”, “Bulugul-Meraam”, diç nga shkenca e “El-Feraid” (Trashëgimisë), Texhuidit, gramatikës e sintaksës. Kurse në vitin 1368H e shoqëroi Shejkhun Hafidh el-Hakemij (Allahu e mëshiroftë!) në qytetin Biish së bashku me disa nxënës të tjerë që kishin udhëtuar për tek ai, ku mësuan për një kohë të gjatë. Në moshën 15 vjeçare në vitin 1372, u emërua mësimdhënës në shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes dhe më pastaj edhe drejtor po në atë shkollë.

Pastaj, kur u hap Instituti i Dijes në Samitah iu bashkua këtij Instituti 1374H (i cili ishte në nivel të shkollës së mesme, dhe i cili i jepte nxënësve të saj diplomë me po atë vlerë (v.p.)) nga i cili përfundoi mësimet më 1379/1380H.

Më pastaj, filloi studimet në Fakultetin e Sheriatit në Riad, gjegjësisht në “Universitetin Imam Muhamed bin Se’ud el-Islamijjeh” nga i cili diplomoi më 1383/1384H. Në vitin e dytë të studimeve, e mësoi edhe Kuranin përmendësh, e pastaj u emërua mësimdhënës në Institutin e lartpërmendur në Samitah kur drejtor i tij ishte Shejkh Hafidh el-Hakemij dhe ku dha mësim deri në pension më 1/7/1417H.

Ata që e njihnin Shejkhun dëshmojnë për thjeshtësinë e tij të tepërt në çështje të dynjasë, devotshmërinë dhe përkushtimin e tij në mësim të fesë dhe përhapjen e saj. 

Veprimtaritë e Shejkhut:

– Mësimdhënës në Institutin e Samitas për 35 vjet rresht deri në pensionim.

– Imam dhe hatib. Para se të ndërtoj xhaminë e tij, ishte hatib nëpër xhamitë e qytetit, pastaj vetëm në xhaminë ku ishte imam gjatë gjithë kohës.

– Shejkhu ishte i pari që hapi Bibliotekë Selefite bamirësie në qytetin e Samitas dhe atë në vitin 1416H, në të cilin numëroheshin jo më pak se 7000 tituj librash, të cilat Shejkhu i kishte vënë falas në shërbim të nxënësve të dijes, të cilët vinin nga çdo cep i botës.

– Krijoi sesionin shkencorë-fetar të quajtur “Imam Abdullah bin Muhamed el-Kar’auij”së bashku me Shejkhun Ahmed Jahja en-Nexhmij (Allahu e mëshiroftë!) në, në katër prej të cilave ishte edhe mbikëqyrës i saj. Ky sesion mbahej çdo vit që nga viti 1416H gjatë pushimeve verore, prezantues të së cilës ishin shumë nxënës dije nga Saudia dhe jashtë saj.

– Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim dhe Da’vet në regjionin e 5 të shtetit, dhe atë që nga viti 1423H kur edhe u krijua kjo drejtori.

– Merrte pjesë në organizimet e haxhit ku ishte si fetva-dhënës që nga viti 1398H deri në 1424H, pra përgjatë 27 vitesh.

Shumë prej nxënësve të dijes, e shfrytëzuan pensionimin e Shejkhut nga mësimdhënia që të lexonin libra të shumta tek ai duke i mësuar dhe përvetësuar ato, sidomos në çështje të fikut, akidesë, libra të Sunnetit e të shkencave të tjera që kanë të bëjnë me lëmin e Sheriatit islam dhe atyre shkencave ndihmëse deri tek ajo. Kjo bëri që ai të ishte i zënë me mësimdhënie gjatë tërë javës, duke mos lënë aspak anash edhe sesionet e shumta shkencore, ndër të cilat ishte edhe sesioni i njohur ai i Shejkh Abdullah el-Kar’auij (Allahu e mëshiroftë!) që filloi të mbahej rregullisht nga viti 1415H.

Mësuesit e tij ishin të shumtë, ndër ta po përmendim më të njohurit: 

1. Abdullah bin Muhamed el-Kar’auij.

2. Hafidh bin Ahmed el-Hakemij.

3. Ahmed bin Jahja en-Nexhmij.

4. Muhamed bin Alij el-Xhamij.

5. Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz.

6. Abdullah bin Abdurr-Rrahman el-Gudejjan.

7. Muhamed ‘Atijjeh Salim.

Nxënësit e tij ishin të shumët në numër, ngase në mësimdhënie ishte përgjatë 50 vitesh. Ata vinin nga brenda por edhe nga jashtë Arabisë Saudite. Është e vështirë të numërohen, por mjafton që shumë prej tyre tani më janë prej thirrësve më të njohur anekënd botës. Shumë prej tyre kanë edhe pozita të larta në shtet, sidomos në çështje të fesë.

Shkrimet e Shejkhut

Shejkhu me shkrime filloi para se t’i mbush dyzet vjeç. Që nga mosha e hershme e deri në vdekje, ai shkroi mbi gjashtëdhjetë libra.

Shkrimet e tij të botuara janë mbi gjashtëdhjetë, ndër to veçojmë:

– Sqarimi i Akides Selefije…

– Fikhu Islam – Ibadat, Mu’ammelat, Kadaja…
– Jeta nën hijen e Akides Islame.

Lëvdatat e dijetarëve për të janë të shumta, ne veçojmë: 

Lëvdatën e mësuesit të tij el-‘Alameh Muhamed bin Ahmed el-Hakemij, Shejkh Ahmed Jahja en-Nexhmij, Shejkh Rabi’ bin Hadi el-Medkhalij, Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan, Shejkh Muhamed bin Abdallah es-Subejjil, Shejkh Abdul-Muhsin el-‘Abbad, Shejkh Alij bin Muhamed bin Nasir el-Fekihij, Shejkh Salih bin Sa’d es-Suhejmi, e shumë e shumë të tjerë.

Allahu e mëshiroftë Shejkhun dhe i dhëntë Xhenetin Firdeus për atë që ka bërë për këtë ummet.

Sot ka vdekur Shejkh Zejd Muhamed el-Medkhalij 12/05/1435 (14.03.2014) pasi që mbrëmë u sëmur dhe u shtrua në spitalin “Mbreti Fehd” në Xhizan. Ndërsa namazi i xhenazes dhe varrimi i tij do të bëhet nesër, ditën e premte pas namazit të ikindisë.

Shpërndaje: