Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua erkanul-Islam, fq. 429-430
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një njeri ka vajza të cilave ai u ka blerë stoli (ari e argjend) të ndryshme. Kur stolitë mblidhen, ato arrijnë shumën (nisabin) që është e detyrueshme për të paguar zekatin. Por në rast se ato peshohen veç e veç, ato nuk e arrijnë nisabin. Tani a duhet mbledhur të gjitha stolitë të dhe të paguhet zekati për to?
Përgjigje: Nëse ai u dha atyre këto stoli në formë huazimi ato konsiderohen të jetë pronë e tij të cilat ai i mbledh dhe paguan zekatin nëse ato arrijnë niasbin.
Por nëse ua ka dhuruar ato stoli atyre, atëherë secilës prej vajzave të tij i takon pjesa e saj, prandaj ai nuk duhet t’i mbledhë ato e të paguaj zekatin e tyre. Kjo sepse çdo vajzë posedon pjesën e vet ndaras nga të tjerat. Kështu që ato duhet të paguajnë zekatin për to vetëm nëse secila prej tyre arrin sasinë e nisabit.