“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Zgjidhja e problemeve martesore

Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami

Burimi: Nidham-ul-Usrah fi-Islam, fq. 54-56

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Divorci në Islam konsiderohet si një rrugëdalje nga problemet dhe konfliktet që janë grubmulluar mes dy bashkëshortëve. Ajo është si ”Keji” (mjekimi me hekur të skuqur në zjarr) në zgjedhjen e problemeve, pra është zgjidhja e fundit e problemeve bashkëshortore sikurse që keji është ilaqi i fundit. Zgjidhja e problemeve martesore duhet të fillohet si në vijim:

1 – Qortimi. Qortimi duhet të përbëhet prej këshillave, udhëzimeve dhe sqarimin e të drejtave dhe përgjegjësive të bashkëshortëve. Është veçanërisht e rëndësishme për të vënë në dukje pasojat e humbjes së të drejtave të burrit dhe kundërshtimit të tij.

2 – Bojkoti në shtrat. Ky trajtim duhet të bëjë atë të ndjehet e vetmuar në mënyrë që ajo të pendohet tek Allahu dhe fillon të bindet.

3 – Rrahja1. Duhet të jetë vetëm rrahje si lloj i edukimit dhe frikësimit. Ajo nuk lejohet të jetë si formë i hakmarrjes që rezulton në pëlcitjen e lëkurës ose në fraktura.

4 – Dialogu. Kjo kërkohet që një gjyqtar nga anët respektive të marrin pjesë.

Nëse asnjëra nga këto të përmendurat nuk sjellin dobi dhe që të dytë ndihen të parehatshëm me martesën, atëherë divorci hyn në plan për t’i dhënë fund një jete që është bërë një Xhehnem i padurueshëm pasi që më parë ishte i karekterizuar me dashuri, mëshirë, paqë dhe qetësi.

Këto katër faza duhet bërë para divorcit, apo ndoshta edhe parandalojnë divorcin, qartësohet në suren “Nisa”. Zoti ynë (Azze ue Xhel) ka thënë:

وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا وَإِنْ خِفْتُمْ شِقَاقَ بَيْنِهِمَا فَابْعَثُواْ حَكَمًا مِّنْ أَهْلِهِ وَحَكَمًا مِّنْ أَهْلِهَا إِن يُرِيدَا إِصْلاَحًا يُوَفِّقِ اللّهُ بَيْنَهُمَا إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرًا

”E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi. Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, Allahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). Allahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.” 4:34-35

_____________________________________

1 Shih https://www.perlatmuslimane.com/?s=rrahja+e+gruas

Shpërndaje: