Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (12), min: 35:55
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdah%20Fiqh-19-10-1434_0.mp3
Përktheu: Valdeti Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person do të operohet gjatë kohës së namazit të drekës. Ai e di se zgjohet nga anestezoni vetëm pasi që t’i ketë kaluar koha ikindisë dhe akshamit. A i lejohet të bashkojë drekën me ikindinë gjatë kohës së drekës dhe akshamin me jacinë në kohën e jacisë?
Përgjigje: Po, i lejohet që ta bëjë këtë. Kjo është në të vërtetë detyra e tij. Nëse ai do të operohet pasi të ketë hyrë dreka dhe operacioni do të vazhdoj derisa të kaloj ikindia, ai i bashkon namazet gjatë kohës së namazit të parë (drekës). Nëse ai do të operohet para se të hyjë koha e drekës, ai bën nijet të bashkojë namazet në kohën e ikindisë.