“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Zgjohet pasi të ketë kaluar mikatin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (70), min: 1.00.45
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighatsah%20-%2019%20-0%207%20-%201438.mp3
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë hipa në avion i veshur me ihram dhe i parfumuar1. Duke pritur që avioni të na njoftojë se do të kalojë mikatin më zuri gjumi. U zgjova vetëm kur avioni do të zbriste. Me çka jam i detyruar?

Përgjigje: Çka ke bërë pasi je zgjuar? Ti duhet të kthehesh tek mikati. Ti nuk ke bërë qëllimin për të hyrë në ihram. Kthehu tek mikati dhe hy në ihram nga aty.


1 Parfumosja lejohet vetëm për meshkujt në këtë rast.

Shpërndaje: