Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasah-12-2-1435-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Pyetje: Nëse zinaqari dhe zinaqarja pendohen dhe duan të martohen sipas sheriatit, a ka ndonjë periudhë të caktuar që ajo duhet të presë për të ditur nëse është shtatzënë apo jo?
Përgjigje: Periudhën e pritjes. Nëse ajo është prej grave që ka cikël mujor, ajo duhet të presë tre cikle mujore dhe nëse ajo është nga gratë që janë në menopauzë (pa cikël mujor), ajo duhet të presë tre muaj.