8 Marsi – Dita e nënës – Uthejmin
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 83-84
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çdo vit ne kemi një festë, e cila quhet Dita e Nënës. Ajo zhvillohet me 8 Mars dhe të gjithë njerëzit e festojnë atë. A është e ligjshme apo e paligjshme kjo? A na lejohet ta festojmë dhe të japim dhurata, apo jo?
Përgjigje: Të gjitha festat që kundërshtojnë festat e bazuara në Sheriat, janë të shpikura. Ato nuk ishin të njohura në kohën e Selefëve. Gjithashtu, është e mundur se kjo festë ka origjinën nga kufarët. Pastaj, festa, përveç që është risi, është edhe përngjasim me armiqtë e Allahut (Subhanehu ue Te ala).
Muslimanët i dinë festat e bazuara në Sheriat, e ato janë: Fitër Bajrami, Kurban Bajrami dhe Xhumaja. Islami nuk ka festa tjera. Të gjitha festat e tjera janë të refuzuara, janë të kota në Sheriatin e Allahut. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد
“Kushdo që shpik në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar.” (Buhariu dhe Muslimi)
Kjo do të thotë se ajo vepër nuk pranohet nga Allahu.
Pasi kjo është e qartë, atëherë kuptojmë se festa e cila quhet “Dita e Nënës”, nuk duhet të festohet, e as nuk duhet mbajtur ndonjë ceremoni solemne me këtë rast dhe as nuk duhet shkëmbyer dhurata e të ngjashme.
Muslimani është i detyruar që të jetë krenar për fenë e tij dhe t’i përmbahet asaj që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) i kanë obliguar atij në këtë fe të çmuar që e kënaq Allahun. Ai as nuk duhet të shtojë e as të anulojë diçka nga feja.
Gjithashtu, muslimani nuk duhet ta pasojë gjithkënd. Ai duhet të ketë personalitetin e tij të mbështetur në Sheriatin e Allahut (Subhanehu ue Te ala) në mënyrë që të jetë sa më i mirë, e jo të pasojë të tjerët. Elhamdulilah, Sheriati i Allahut është i përsosur në të gjitha segmentet e saj. Allahu (Te ala) ka thënë:
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا
“Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” 5:3
Nëna meriton më shumë sesa të urohet vetëm një ditë në vit. Nëna ka të drejtën që fëmijët e saj të kujdesen për të, ta respektojnë maksimalisht dhe t’i binden asaj në atë që nuk është mosbindje ndaj Allahut (Azze ue Xhel), pavarësisht nga koha dhe vendi.
- 27 Prill, 2016
- Comments are off