Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A konsiderohet martire (shehid) gruaja që vdes gjatë shtatzënisë?

Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi 

Burimi: el-Mesail el-Menthurah fq. 78

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Nëse një grua vdes gjatë shtatzënisë, a konsiderohet të jetë prej shehidëve?”

Përgjigje: ”Nëse ajo vdes pasi që fetusi ka filluar të formohet (d.m.th. pas 4 muajsh), ajo është prej shehidëve në aspektin e shpërblimit që do ta pres në ahiret, por duhet të lahet trupi i saj dhe duhet t’i falet xhenazja. E njëjta gjë vlen për atë që vdes në ujë, nga të shemburit, nga murtaja ose vritet në mbrojtje të fesë islame, apo në mbrojtje të pasurisë e të ngjashme. Të gjitha këto janë martire (shehid) në shpërblimin e tyre në ahiret.

Mirëpo, këta shehid duhet të lahen dhe duhet t’u falet xhenazja. (Ndryshe nga ai i cili vdes në fushën e betejës. Ai nuk lahet dhe nuk i falet namazi i xhenazes).”

Shpërndaje: