Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/372)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
467 – Abdullah bin Muhammed el-Xhu’fî më tregoi: Uehb bin Xherir më tregoi: Babai im më tregoi: Jala bin Hakim më tregoi, nga Ikrimeh, nga Ibn Abasi i cili ka thënë:
“Gjatë sëmundjes të cilës i dërguari i Allahut ﷺ vdiq, ai doli me kokë të lidhur me allçi, u ul në minber, dhe e lavdëroi Allahun. Pastaj ai tha: “Askush nuk ka bërë sakrifica më të mëdha për mua me shoqërimin e tij dhe pasurinë e tij sesa Ebu Bekr ibn Ebi Kuhafeh. Sikurse të kisha zgjedhur një khalil (mik të ngushtë) përveç Zotit tim, do ta kisha zgjedhur Ebu Bekrin, por dashuria Islame është më e mirë. Mbyllni të gjitha derëzat e të gjithëve në këtë xhami, përveç derëzës së Ebu Bekrit.”
Që derëza e Ebu Bekrit do të mbetej e hapur tregon se ai do të jetë kalifi pas profetit ﷺ, gjë të cilën dijetarët e kanë përmendur. Kjo është sigurisht e dukshme. Kalifi duhet të jetë gjithmonë në xhami dhe t’i pret njerëzit, tu flet atyre dhe të ketë biseda me ta.