Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Data e fetvas: 5/4-1432 ose 11/3-2011
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ne i duam dijetarët tanë dhe nuk dyshojmë në ta aspak. Megjithatë, disa njerëz kanë një lloj dyshimi, ndaj të cilëve ne dëshirojmë që t’i përgjigjeni. Ata thonë se nëse dijetari ka pagë nga pushtetari, ekziston mundësia që kjo të ndikojë në fetvatë e tij. Si mund ti refuzojmë këta?”
Përgjigje: “Vëllezër! Dijetarët, gjyqtarët, ata që japin fetva, imamët, policia fetare dhe të gjithë ata që punojnë në të mirë të myslimanëve, kanë të drejtë të marrin para nga arka e shtetit në mënyrë që të kenë furnizim të mjaftueshëm në mënyrë që ata mund të angazhohen plotësisht në punën e tyre. Kjo quhet furnizim nga arka shtetërore. Dijetarët marrin para nga arka shtetërore që nga kohët e hershme.
Sahabët ju jepnin para muhaxhirëve dhe ensarëve nga paratë e arkës shtetërore por edhe nga preha e luftës. Kjo gjë i ndihmon ata për të kryer obligimet e tyre.
Përndryshe, të gjithë duhet të shkojnë dhe të punojnë për të furnizuar familjet e tyre. Në këtë rast do të liheshin anash gjykimet në mes të njerëzve, fetvatë dhe të mësuarit. Prandaj të nderuar vëllezër, kjo është në të mirë të myslimanëve, në mënyrë që këta të bëjnë punën e tyre ashtu siç duhet dhe për t’u shërbyer atyre sa më mirë.”