Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja udhëton pa mahrem për të bërë davet

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që një grua të udhëtojë pa mahrem me qëllim për të bërë davet (thirrje në fe)?

Përgjigje: Ajo së pari duhet t’i bëjë davet vetës së saj. Si mund të dalë për të thirrur të tjerët në fe, kur vetë po vepron kundër udhëzimit të profetit ﷺ.

I dërguari ﷺ ka thënë:

“Nuk i lejohet gruas që e beson Allahun dhe ditën e fundit që të udhëtojë pa mahrem.” 

Transmeton Bukhari (1088) dhe Muslimi (1339).

Në një transmetim tjetër thuhet:

“… dy ditë …”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“… tre ditë …”

Në një transmetim tjetër është përmendur:

“… një ditë …”

Kurse në një transmetim nuk kufizohet numri i ditëve:

“… të udhëtojë pa mahrem.”

Pra nëse ajo me të vërtetë dëshiron të bëjë davet, duhet të fillojë duke zbatuar vetë udhëzimet e të dërguarit ﷺ.

Shpërndaje: