Haxhi pa namaz – Bin Baz
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Fataua el-Haxh uel-Umrah uez-Zijarah
Mavsu’at ul-Ahkam uel-Fataua esh-Shar’ijjah, fq.659
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi në lidhje me personin që kryen Haxhin, ndërsa ai nuk falë namazë me qëllim ose nga pakujdesia? A është i vlefshëm Haxhi i detyrueshëm i tij?”
Përgjigje: ”Personi i cili e kryen Haxhin ndërsa nuk falet sepse ai nuk e konsideron namazin të detyrueshëm, kështu që ai ka bërë kufër sipas konsensusit të dijetarëve dhe Haxhi i tij nuk pranohet. Por në qoftë se personi nuk falet për shkak të përtacisë apo nga moskujdesja, atëherë dijetarët kanë mendime të ndryshme. Disa thonë se Haxhi i tij është i vlefshëm, ndërsa të tjerët besojnë se Haxhi i tij nuk është i vlefshëm dhe ky është mendimi i saktë.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Pakti mes nesh dhe atyre është namazi; kushdo që e braktis atë ai ka bërë kufër.” [Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhi, Nesai, Ibn Maxhe].
Dhe Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Mes njeriut, idhujtarisë dhe kufrit qëndron lënia e namazit.” [Muslimi]
Këto hadithe përfshijnë ata që mohojnë obligueshmërinë e namazit dhe personin që nuk falet për shkak të përtacisë.”
- 30 Prill, 2016
- Comments are off