Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Imazhet shpien në shirk

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Kitab-ud-Dauah, fq. 18-19

 Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që të mbahen fotot në shtëpi për dekorim e jo si adhurim?

Përgjigje: Nuk është e lejuar të ekspozohen fotografit apo skulpturat e qenieve të gjalla pavarësisht a ka të bëjë kjo meshtëpitë, zyret apo tubimet. Hadithet e konfirmuara nga i dërguari i Allahut ﷺ janë  të përgjithshme dhe argumentojnë se është e ndaluar varja e fotografive dhe posedimi i skulpturave si në shtëpi ashtu edhe në vende të tjera.
 
Ky veprim shpie në idhujtari sepse personi që e bën këtë krahason veten e tij me Allahun në krijim.
 
Përveç kësaj, ai përngjason veten me armiqtë e Allahut. Gjithashtu, skulpturat sjellin dëme të shumta. Libri i përsosur Islam ka ardhur për të ndaluar çdo gjë që shpie në idhujtari dhe mëkate.
 
Idhujtaria që ndodhi tek populli i Nuhut ﷺ ishte pikërisht për shkak të të vizatuarit e pesë njerëzve të drejtë që jetonin në kohën e tyre. Pastaj ata varën fotografitë e tyre në vendet ku ata tuboheshin.
 
Këtë ndodhi e shpjegoi Allahu (subhaneh) në librin e Tij të qartë kur Ai tha:
 
”Dhe u thanë: Mos braktisni të adhuruarit tuaj kurrsesi, mos braktisni Uad, as es-Suua, as Jaguth, as Ja’uk dhe Nes’ra! E kështu i kanë futur në rrugë të gabuar shumë (njerëz). Prandaj, keqbërësve mos u jep gjë tjetër,  përveç humbje!” 71:23, 24
 
Kështu që është e detyrueshme paralajmërimi i të ngjasuarit me veprën e mallkuar të këtyre njerëzve e cila sjellë idhujtarinë.
 
Është transmetuar autentikisht nga i dërguari i Allahut se ai i ka thënë Ali bin Ebi Talib (radija Allahu anhu):
 
“Të mos lësh figurë pa prishur dhe as varr të ngritur pa e sheshuar!”
Transmeton Muslimi (969).
 
Përveç kësaj profeti ka thënë:
 
“Njerëzit që kanë dënimin më të ashpër ditën e gjykimit janë ata që bëjnë figura.” 
Transmeton Bukhari (5950) dhe Muslimi (2109).
 
Ka një konsensus në lidhje me vërtetësinë e këtij hadithi. Mirëpo hadithet për këtë çështje janë të shumta; Vetëm Allahu shpie në sukses.

Shpërndaje: