Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë për gruan që sapo është udhëzuar!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133391

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kemi një shkresë shumë prekëse nga një motër, e cila dëshiron nga Shejkhu (Allahu e ruajttë!) që ta këshilloj. Ajo thotë: “Pasi kisha dëgjuar një ligjëratë të një dijetari në lidhje me jetën e Ahiretit, Allahu (Azze ue Xhel) më udhëzoi. Pas asaj dite, kam shijuar ëmbëlsinë e besimit. Unë jetoj tashmë një tjetër jetë që është e mbushur me lumturi dhe harmoni. Unë jetoj me fëmijët e mi dhe ua mësojë atyre Librin e Allahut dhe të  thirrurit në fe, dhe kujtoj Allahun në të çdo situatë. Unë kam filluar të vesh veshje islame që është e obligueshme për gruan myslimane. Pavarësisht kësaj rruge të vështirë dhe të re që kam zgjedhur, familja ime të afërmit e mi dhe pjesa tjetër e familjes më konsiderojnë si të sëmurë! Ata gjithnjë më luftojnë, e më konsiderojnë të sëmurë dhe me obsesione. Prandaj unë po ia dërgoj këtë shkresë Shejkh Salihut (el-Feuzanit) mënyrë që ai mund të më ndihmojë përmes këshillave që të mbetem e udhëzuar në rrugën e drejtë.

Përgjigje: Kjo është shenjë e mirë nga kjo grua e cila është ndikuar nga ligjëratë në fjalë, -Allahu e shpërbleftë atë i cili ka ligjëruar. Kështu duhet të jetë ligjërata; në të cilën duhet të shpjegohet kjo fe, të shpjegohen mirësitë e saj dhe t’i tërheqin njerëzit në të.

Ligjëratat nuk duhet të jetë në lidhje me tema të tjera si politika etj., që i bën njerëzit të humbasin kohë dhe të nxiten pa fituar asnjë dobi, përkundrazi, ata vetëm dëmtohen. Ligjëratat duhet të jenë të tilla, e posaçërisht ato nëpër xhamia. Predikimi i ditës së xhumasë dhe këshillat, duhet të jenë në kësaj mënyrë. Ata duhet t’ua kujtojnë njerëzve Allahun (Azze ue Xhel) dhe tua mësojnë atyre atë që ata nuk e dinë në lidhje me fenë e tyre.

Kur përmende se je penduar para Allahut, ke filluar ta praktikosh fenë dhe je mbuluar, duhet ta dish se kjo është më e mirë për ty dhe se kjo jetë është e ndryshme nga jeta juaj e mëhershme. Kjo është një jetë me udhëzim dhe besim. Përqendrohu në të, sigurohu që gjithnjë ta shtosh besimin. Dëgjo ligjërata të mira dhe çdoherë përmende Allahun. Mos u frikëso nga këta njerëz të cilët dëshirojnë që të kthehesh prapa dhe të braktisësh dhuratën që ta ka dhënë Allahu. Këta njerëz janë prej shejtanëve njerëz! Ata i devijojnë njerëzit dhe i largojnë ata nga e mira. Përqendrohu në fe, ec rrugës tënde dhe bëhu e durueshme në këtë drejtim. Mëso dije të dobishme, në mënyrë që pendimi dhe adhurimi juaj të jetë e bazuar në të kuptuar dhe dituri të dobishme.

Shpërndaje: