Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa njerëz ulen me pasuesit e bidateve dhe me grupe e sekte të devijuara. Kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë. Kur u thuhet atyre që të mos ulen me ta, ata thonë se kjo është për shkak të davetit që ata të kthehen në të vërtetën. Çfarë është vendimi për këtë veprim?
Përgjigje: Së pari, dijetarët duhet të thonë nëse ata janë ose nuk janë bidatçinj. Disa vëllezër nga injoranca e tyre i konsiderojnë të tjerët të jenë bidatçinj, duke besuar kështu se kushdo që nuk pajtohet me ta është bidatçi.
Në qoftë se është konfirmuar se ata janë bidatçinj dhe ti ke dituri, dhe se ulja jote me ta është frytdhënëse në mënyrë që t’i thërrasësh ata në fenë e Allahut, atëherë këtu kërkohen dy kushte:
Ti duhet të kesh dije dhe të mendosh se mund të ndikosh tek ta. Në këtë rast, ti duhet të ulesh me ta. Kjo i përket davetit në fenë e Allahut.
Mirëpo, nëse ti nuk ke dituri, ose ke dituri por nuk mund t’u sjellësh dobi atyre, dhe kështu ata vazhdojnë të jenë kokëfortë, atëherë mos rri me ta, ngase ata nuk e duan të vërtetën.