Imam Muhammed bin Salih el-Uthejmin
Fet’h Dhil-Xhalal uel-Ikram (1/341)
Përktheu: Valdet Gashi
Nuk është e lejueshme për një grua që të ngjyrosë thonjtë e saj me manikyrin e thonjve sepse manikyri pengon ujin të depërtoje tek thonjtë. Por nuk prish punë fare nëse ajo vepron këtë gjatë periudhës së saj të menstruacioneve. Është përhapur në mesin e disa grave që kjo ka të njëjtin gjykim si çorapet prej lëkure dhe se është e lejuar që të marrë abdes kur ka thonjtë e lyer me manikyr nëse ajo i ka lyer ato kur ka qenë në gjendje të pastër.
Ato thonë se lejohet të merret abdes për aq gjatë siç është koha e mes’hit mbi çorapet e lëkurës. Kjo është gabim. Këto nuk janë fare të njëjta. Së pari është e nevojshme veshja e çorapeve të lëkurës. Së dyti çorapet prej lëkure mbulojnë gjithë gjymtyrën ndryshe nga manikyri.