Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehab (21)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! A janë hadithet në lidhje me virtytin e natës së gjysmës së natës të muajit Sha’ban autentike?
Përgjigje: Jo, jo ato nuk janë autentike. Nuk ka asgjë autentike në lidhje me natën e gjysmës së muajit Sha’ban ose ditën e saj (15 Sha’ban), prandaj nuk duhet veçuar këtë natë duke falur namaz nate (nafile).
Ndërsa ai që falet çdo natë i lejohet të falet gjatë kësaj natë (15 Sha’ban) sikurse falet gjatë gjitha netëve të tjera. Ndërsa që ta veçojë këtë natë me namaz (nafile), ky veprim është bidat, apo që të agjërojë ditën e 15 Sha’ban, ky veprim është bidat. Ndërsa ai që e ka zakon të agjërojë ditët e bardha, këtij i lejohet t’i agjërojë ato në muajin Sha’ban dhe në muajt e tjerë. Po!