Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Refuzimi i haditheve Ehad

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse dikush i refuzon hadithet Ehad (të cilat hadithe transmetohen vetëm nga një transmetues) dhe nuk i pranon në çështjet e akides, a konsiderohet kjo kufër i cili e nxjerrë atë nga islami, i cili e nxjerrë nga Islami?”

Përgjigje: “Kjo është akideja e Mu’tezileve dhe racionalistëve të sotshëm të cilët i pasojnë ata. Ne i quajmë racionalistë, sepse ata bazohen vetëm në logjiken e tyre. Këta janë të devijuar dhe pasojnë të kotën. Pra, edhe nëse ai e di se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë diçka të caktuar, ai thotë: “Edhe nëse Profeti e ka thënë këtë…”, siç e thonë disa autorë, atëherë ky person ka bërë kufër, sepse me këtë gjë ai e përgënjeshtron Profetit salallahu alejhi ue selem. Por nëse ai nuk e di autenticitetin e zinxhirit transmetues, atëherë arsyetohet për shkak të injorancës, por nëse ai e di autenticitetin e zinxhirit transmetues, atëherë ai nuk arsyetohet me injorancë.

Pra, nëse ai e di zinxhir transmetues e prapë thotë: “Edhe nëse Profeti e ka thënë këtë…”, sepse ditëve të sodit e veprojnë shumë këtë, ku ata thonë se një çështje e caktuar e kundërshton logjiken. Ky padyshim është jobesimtarë, sepse me këtë ai e përgënjeshtron Profetin salAllahu alejhi ue selem.”

Shpërndaje: